Informacione  /  Komunikata  /  Zëvendëskryeministri Xhaferri takoi diplomatin gjerman, Lambsdorf

Zëvendëskryeministri Xhaferri takoi diplomatin gjerman, Lambsdorf

 

13 Sep 2012

09:42

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, priti në takim Drejtorin për Evropën Juglindore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Graf Lambsdorf.

Diplomati gjerman vizitoi Maqedoninë pas vizitës së bërë në Kosovë ku ka marrë pjesë në Konferencën e organizuar me rastin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Republikës së Kosovës.

Lambstorf theksoi se për Gjermanin edhe për Bashkimin Evropian është me rëndësi që rajoni të jetë stabil dhe i integruar në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO. Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt stabilzimit ku shqiptarët luajn një rol të rëndësishëm konstruktiv. Ai u shprej se vendi i tij mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dokument i cili rregullon marrëdhëniet ndëretnike dhe ka hapur rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Xhaferri në këtë takim u shpreh se prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE dhe në këtë drejtim po realizohen reformat e nevojshme që vendi sa më shpejt të marrë datën për fillimin e negociatave. Ai gjithashtu theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sepse me zbatimin në tërësi të këtij dokumenti do të tejkalohen dallimet etnike dhe krijohet një shoqëri shumë etnike dhe demokratike.

 


Me respekt,
Sektori për marëdhënie me opinionin
 

 

13.09.2012 , 09:42 Reads:1862