Informacione  /  Lajme  /  Qeveria e RM-së miratoi informatën për formimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqiptare

Qeveria e RM-së miratoi informatën për formimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Burimore Shqiptare

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancë qeveritare shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e themelimit të një institucioni të ri kombëtar “Ansambli për valle dhe këngë popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë” – Shkup.

 

Në seancën e sotme Qeveria e obligoi Ministrinë e Kulturës që brenda 30 ditëve të përgatisë dhe t’ia dorëzojë Qeverisë vendimin për themelimin e Institucionit Kombëtar “Ansambli për Valle dhe Këngë Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

 

Formimi i këtij Ansambli ka qenë prioritet mes projekteve shqiptare të parapara për vitin 2018 në sferën e kulturës. Në këtë rast zëvendëskryeministri Hazbi Lika ka theksuar se vlerat kulturore janë thelb për ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet multietnik, andaj formimi i  kësaj vatre kulturore është një inicim i frytshëm për rritjen e vetëdijes kulturore dhe kombëtare shqiptare.

Mjetet për funksionimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe janë siguruar në buxhetin e shtetit për vitin 2018.

 

 

 

26.12.2017 , 19:28 Reads:608