Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika në shënimin e 16 vjetorit të MO-së: “Marrëveshja e Ohrit bazë për paqe, stabilitet dhe prosperitet të vendit dhe rajonit”

Zëvendëskryeministri Lika në shënimin e 16 vjetorit të MO-së: “Marrëveshja e Ohrit bazë për paqe, stabilitet dhe prosperitet të vendit dhe rajonit”

 

13 Aug 2017

21:01

Nën përkujdesjen e e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika dhe kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë u shënua 16 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në fjalën e tij para të pranishmëve zëvendëskryeministri Lika tha se Marrëveshja e Ohrit është bazë për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Maqedoni dhe rajon dhe njëkohësisht hapi dyert e vendit drejt integrimit në NATO dhe BE.

 “Edhe pse vetë akti i nënshkrimit dhe i hyrjes në fuqi i Marrëveshjes së Ohrit duke u bërë edhe pjesë e Kushtetutës mori mbështetje nga strukturat politike, ajo deri me sot nuk gjeti trajtimin e duhur ne praktike, megjithatë, fryma e saj ka qene një katalizator e cila ne mase te caktuar ka shërbyer te mbaje gjalle shpresën e qytetareve për te mos devijuar ne përcaktimet euro - atlantike. Në strukturat shoqërore dhe politike të shoqërisë dhe shtetit ka vota për dhe kundër, por, në demokraci parim kryesor është  mendimi ndryshe, kurse shteti e ka për obligim të vendos prioritete. Besoj se marrëveshjet kur bëhen në emër te qytetareve duhet te kthehen në shërbim te qytetareve dhe jo të shërbejnë si peshore për zgjedhje elektorale. Maqedonia është ballafaquar me shume sfida në rrugën e saj drejte integrimeve, ka një kohë që ky vend ka trokitur në dyert e BE-se dhe NATO-s, mirëpo zvarritjet e shumta kanë ndikuar qe shtetin ta mbaje para këtyre dyerve, po ashtu edhe ngecja e zgjidhjeve te problemeve ndër fqinjësorë kane qenë problem për të avancuar në këtë drejtim, por kjo qeveri edhe në këtë drejtim ka bërë hapat e para drejt përmirësimit te raporteve dhe vendosjen e shtetit ne rang marrëveshjesh siç ishte ajo me Bullgarinë”, u shpreh zëvendëskryeministri Lika.

 

“Miratimi i ligjit për gjuhët dëshmi për realizimin e reformave dhe demokratizimin e mëtutjeshëm të institucioneve”

 

Me miratimin e ligjit për gjuhët dëshmon përcaktimet e qeverisë aktuale për zbatimin e MO-së dhe reformave të nevojshme, tha më tej në fjalën e tij zëvendëskryeministri Hazbi Lika.

“Sot ka një qasje më objektive dhe partnerët e koalicionit përveç detyrimeve duhet te krenohen me veprat konkrete qe ka marr që në fillim të mandatit për të dhënë sinjale se Maqedonia është e qytetarëve të saj.

Duhet të mos harrojmë se ky proces është me rëndësi jetike për ardhmërinë e përbashkët dhe se Marrëveshja e Ohrit po luan një rol kyç për demokratizimin dhe integrimin e vendit. Qeveria e tanishme me programin e sajë në politikën e brendshme dhe të jashtme, përfundimisht, pa mëdyshje po tregon se, synojmë vlerat euro-atlantike dhe për këtë arsye, mund të thuhet se vendi ynë tashmë me hapat që po bën është më pranë se kurë më parë”, tha zëvendëskryeministri. Qeveria aktuale me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili shpresoj që se shpejti te miratohet edhe nga Parlamenti, dëshmon se jemi duke ecur në rrugën e drejtë për realizimin e reformave dhe demokratizimin e mëtutjeshëm të institucioneve”, tha zëvendëskryeministri Lika.

 

Promovohet libri i prof.Milaim Fetau për Marrëveshjen e Ohrit

 

Në kuadër të kësaj ngjarje organizuar me rastin e 16 vjetorit të MO-së u promovua edhe libri i profesor Milaim Fetahu kushtuar dokumentit të Ohrit.

 “Më gëzon fakti që Marrëveshja e Ohrit, përveç se ka dhënë kontribut te jashtëzakonshëm ne organizimin e rendit shtetëror në Maqedoni, ajo është kthyer edhe ne objekt studimi për studiues të ndryshëm. Pas analizës për kohezionin social te bere nga Instituti për Paqe në bashkëpunim me OSBE-ne, se fundmi edhe profesor Milaim Fetau vjen me librin e tij i cili ngërthen në vetvete si një tërësi te gjitha ato qe u thane deri me sot për këtë Marrëveshje, andaj e përgëzoj për punën e bere dhe i uroj suksese te mëtutjeshme në punën e tij”, tha zëvendëskryeministri Hazbi Lika.

 

Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

 

13.08.2017 , 21:01 Reads:235