Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takon ushtruesin e detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup

Zëvendëskryeministri Lika takon ushtruesin e detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup

 

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika sëbashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, sot (30.07.2018) realizuan takim pune me z. Jeff Goldstein, ushtrues i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup.

Fillimisht në takim u diskutua rreth mbështetjes potenciale që Misioni mund të ofrojë mbi çështjet prioritare të përfshira në Planin e reformave të Qeverisë dhe mundësive për bashkëpunimet e ardhshme të cilat do të jenë në dobi të të dy institucioneve.

Paralelisht, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për përforcim të bashkëpunimit duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi që do të shërbejë si bazë e punës së mëtutjeshme e cila do të realizohet përmes grupeve punuese dhe intensifikimin e takimeve të rregullta.  

Në aspektin e identifikimit të fushave prioritare për t’i adresuar sëbashku, u diskutua rreth asistencës së nevojshme në çështjen e gjuhës, përfaqësimit të drejtë, si dhe raportet mes komuniteteve.

Së fundmi, zëvendëskryeministri Lika propozoi të inicohen projekte të përbashkëta të cilat qëllim kryesor do të kenë stimulimin për mësimin e gjuhës dhe kulturës së njëri tjetrit, si një indikacion i rëndësishëm në rrugën drejt përforcimit të marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.


Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

 

30.07.2018 , 14:54 Reads:48