Informacione  /  Komunikata  /  “Diskutim mbi analizën kuantitative për statusin e implementimit të politikave të MO-së”

“Diskutim mbi analizën kuantitative për statusin e implementimit të politikave të MO-së”

 

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit organizon tryezën e dytë të rrumbullakët, pjesë e një cikli diskutimesh mes akademikëve, ekspertëve, analistëve politikë dhe personalitete tjera me temë:


“Diskutim mbi analizën kuantitative për statusin e implementimit të politikave të MO-së”
17 qershor 2013


Pas një diskutimi të suksesshëm të parë gjatë të cilit ne kemi marrë të dhëna të vlefshme dhe njohuri konstruktive, ne do të vazhdojmë për të analizuar nivelin e zbatimit të politikave që rrjedhin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
Analiza kuantitative që është në fazë diskutimi publik u miratua në vitin 2012 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Ky dokument mund të gjendet në vijim: http://siofa.gov.mk/data/file/Izvestaj-SSRD.zip.


Rekomandimet dhe propozimet e mbledhura nga çdo raund i këtij cikël diskutimesh do të merren parasysh gjatë përpilimit të analizës kualitative. Nëse dëshironi të dërgoni sygjerime ose komente shtesë në lidhje me këtë analizë, mund ta bëni në email adresën ofareview.input@siofa.gov.mk.

 

Me respekt,
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit
 

 

14.06.2013 , 09:08 Reads:1816