Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika: Ti themi po stabilitetit dhe integritetit që na ofron anëtarësimi në NATO dhe BE

Zëvendëskryeministri Lika: Ti themi po stabilitetit dhe integritetit që na ofron anëtarësimi në NATO dhe BE

 

 Të nderuar qytetarë,

Republika e Maqedonisë gjendet përpara një sfide të madhe historike e cila kërkon domosdoshmërisht fuqinë e zërit të qytetarëve të vet.
Pas një rrugëtimi të gjatë drejt perëndimit, Ju keni fuqinë të vulosni vendime kyçe për ardhmërinë tuaj, për trashëgimtarët tuaj dhe për vendin. Konsideroj që na është ofruar një kompromis inkurajues i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në avancimin dhe plotësimin e ambicjeve euroatlantike që Maqedonia pretendon t’i arrijë.
 
Gjatë këtij shtegu drejt BE-së dhe NATO-s kemi patur përkrahjen e pakursyer të aleatëve ndërkombëtar, e cila shërben si referencë e së ardhmes integruese, andaj jemi tejet mirënjohës dhe të inkurajuar që të shtyjmë përpara këtë proces dhe hap që Maqedonia duhet të marrë.
 
Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ju ftoj që të dalim dhe të bëjmë të qartë mendimin tonë për mundësitë që i shtrohen ardhmërisë së këtij shteti. T’i themi po stabilitetit dhe integritetit që na ofron anëtarësimi në NATO dhe BE.
 
Me respekt,
 
Hazbi Lika
 
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës
për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik

 

26.09.2018 , 16:42 Reads:54