Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika prezentoi planin për sistematizimin e 958 nëpunësve administrativ

Zëvendëskryeministri Lika prezentoi planin për sistematizimin e 958 nëpunësve administrativ

 

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika së bashku me Ministrin e Shoqërisë Informatike, z. Damjan Mançevski, sot (28.03.2018) realizuan takim me gazetarët ku diskutuan në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë së RM-së për shpërndarjen e administratorëve shtetëror të punësuar në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ky proces është i rëndësishëm për shkak të daljes në krah të njerëzve që kanë pritur një kohë të gjatë për t’u sistematizuar në administratën publike. Ky është një proces që është trashëguar nga Qeveria e kaluar dhe është me rëndësi që tashmë ka filluar procesi për sistematizimin e tyre. Në bashkëpunim të Sekretariatit për implementimin e MO-së dhe Ministrisë së shoqërisë informatike, kemi bërë një plan rreth shperndarjes të të punësuarëve në administratën publike. Ky plan dje në mënyre unanime është votuar në Qeveri dhe kemi një harmonizim të plotë mes digastereve dhe shpresoj që edhe teknikisht do ta realizojmë këtë proces në mënyren e duhur. Presim bashkëpunim të plotë edhe prej administratorëve të pa sistematizuar ende.” – u shpreh z. Lika

 

 

28.03.2018 , 15:45 Reads:1622