Informacione  /  Lajme  /  Urim - 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

Urim - 17 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

 

 Të nderuar,

 
Shënimi i përvjetorëve të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit pasqyron të kaluarën e sakrificave që u shndërrua në një gur themel në intensifikimin e një demokracie të mirëfilltë në Republikën e Maqedonisë.  Mes vitesh kjo marrëveshje ka qenë bazë për arritjen e barazisë mes komuniteteve që jetojnë në shtet dhe njëkohësisht ka shërbyer në përshpejtimin e hapave drejt integrimit në strukturat euroatlantike.  Vlerat e Marrëveshjes së Ohrit kanë qënë gjithmonë në përputhshmëri me kriteret që strukturat integruese kërkojnë, si ato të demokracisë poashtu dhe parimeve të lirisë pavarësisht kombësisë, besimit apo racës. Pavarësisht vështirësive që hasim në këtë rrugë, duhet vazhduar me këmbëngulje t’iu dalim para qëllimeve për të arritur konsolidimin në harmonizimin e interesave të komuniteve. Është koha të zvogëlojmë ndikimin e strukturave destruktive, tu japim përparësi ideve progresive të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e standardit jetësor, zhvillimin ekonomik, poashtu edhe duke stimuluar mekanizma për të mësuar gjuhën dhe kulturën e njëri-tjetrit. Një nga projektet që ndihmon në përmbushjen e këtyre qëllimeve është ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili në vetvete përmban po këtë qëllim, të përmbushë nevojat bazë të komuniteteve dhe njëkohësisht të shërbejë si urë dhe indikacion për përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.
 
Një tjetër përmbushje e aspiratave të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, përveç miratimit të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, janë edhe çështjet të tjera si marrëveshjet për fqinjësi të mirë, mbyllja e kontesteve ndërshtetërore siç ishte ajo me Bullgarinë, dhe marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Para nesh po zhvillohen procese shumë të rëndësishme të cilat dretëpërsëdrejti do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, andaj duhet të jemi vigjilent dhe të kontribojmë për konkretizimin e këtyre marrëveshjeve, sidomos në përmbylljen e suksesshme të Referendumit për zgjidhjen e çështjes së emrit, i cili do të zhvillohet më 30 shtator
I gjithë ky proces ka kushte të cilat kërkojnë punën tonë të përbashkët për të qenë i sukseshëm, andaj të gjithë palët duhet të jenë më konstruktive për të ndihmuar shtetin në këtë proces integrues.  Interesi i qytetarëve qëndron në zhvillimin ekonomik e jo në ushqimin e politikave nacionaliste. Vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet komoditet ekonomik, me ç’rast edhe do të mund të mendohet më objektivisht për të ndjekur qëllimet tona të përbashkëta drejt NATO dhe BE.

 

13.08.2018 , 13:28 Reads:1095