Informacione  /  Lajme  /  Sekretari shtetëror z. Faton Ahmeti realizoi takim me Këshilltarin e lartë për të drejtat e komuniteteve

Sekretari shtetëror z. Faton Ahmeti realizoi takim me Këshilltarin e lartë për të drejtat e komuniteteve

 

Sekretari shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, z. Faton Ahmeti sot (28.03.2018) realizoi takim me Këshilltarin e lartë për të drejtat e komuniteteve nga zyra e Komisionerit të lartë në OSBE.

Në këtë takim u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, perspektivave për rritjen e kohezionit social si dhe gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në shtet. Sekretari shtetëror z. Ahmeti potencoi se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve është realizuar një pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, gjë që do të kontribojë pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve etnike në RM.

Në vazhdimësi z. Ahmeti sqaroi rreth çështjes së sistematizimit të administratorëve, si një problematikë tejet sensitive, por që me vendimin e djeshëm të Qeverisë, ky proces do të shkojë drejt finalizimit për një periudhë të shkurtë. 

 

28.03.2018 , 13:53 Reads:564