Informacione  /  Lajme  /  Sekretari shtetëror z. Ahmeti takon përfaqësuesin nga Instituti Evropian për Paqe

Sekretari shtetëror z. Ahmeti takon përfaqësuesin nga Instituti Evropian për Paqe

 

 Sekretari shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, z. Faton Ahmeti sot (03.11.2017) realizoi takim me Udhëheqësin e programit në Institutin Evropian për Paqe, z. Ivan Shalev dhe znj. Arlinda Idrizi, Këshilltare politike në Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës në Republikën e Maqedonisë.

Pikë kryesore diskutimi e këtij takimi ishte përkrahja e nevojshme e Institutit Evropian për Paqe rreth miratimit të raporitit për Shqyrtimin e Marrëveshjes të Ohrit mbi kohezionin social nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
 
Në aspektin e aspiratave të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, u diskutua edhe rreth asistencës së nevojshme për promovimin e mëtutjeshëm të raportit dhe rekomandimeve për përmirësim të kohezionit social, në nivel ndërkombëtar.
 

 

11.03.2017 , 11:09 Reads:123