Informacione  /  Shpallje  /  Shpallje për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

Shpallje për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

 

Republika e Maqedonisë
QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
-SEKRETARIATI PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES
KORNIZË-

* * *


Në bazë të nenit 49 paragrafi (3) nga Ligji për shoqata dhe fondacione (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 52/2010 ? 135/2011) dhe neni 20 nga Ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr.155/2014), Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, publikon:

SHPALLJE

për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, Grupi 04010 –Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, Programi 2, Nënprogrami 21- Promovimi i marrëdhënieve ndëretnike, zëri 463 – transfer deri tek organizatat joqeveritare, që janë të dedikuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve me qëllim të promovimit të marrëdhënieve ndëretnike, do të zbatohet në pajtueshmëri me Kodeksin e praktikës së mire për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 130/07), Programin për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2015 me qëllim të promovimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe Vendimin për kriteret dhe procedurën për shpërndarjen e mjeteve për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve nga buxheti i Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë. Shpërndarja do të bëhet në bazë të Vendimit të Qeverisë, me propozim të Komisionit të formuar nga ana e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes Korrnizë.

1. Llojet e projekteve që do të përkrahen

Mjetet nga Buxheti i Sekretariatit për Zbatim të Marrëveshjes Kornizë në shumë të plotë prej 10.000.000,00 denarë, do të shfrytëzohen për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, nëpërmjet granteve për programe (projekte) në sferat prioritare që vijojnë :

- Projekte të dedikuara për ndërtimin e besimit ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike;
- Projekte të dedikuara për promovim të bashkëjetesës së sukseshme tek bashkësitë e ndryshme etnike;
- Projekte të dedikuara për avancim të bashkëpunimit ndëretnik në sferën e kulturës, sportit dhe arsimit;
- Projekte të dedikuara për avancim të tolerancës ndëretnike;
- Projekte të dedikuara për avancim të Zbatimit të marrëveshjes Kornizë së Ohrit;
- Projekte të dedikuara për analizë dhe monitorim të Zbatimit të marrëveshjes Kornizë së Ohrit .


2. Korniza kohore dhe mjetet e përgjithshme të parapara/ arritshme

Grantet për projektet do të ndahen, në sferat e lartëpërmendura në shuma të ndryshme, por në vlerë më së shumti deri më 600.000,00 denarë. Mjetet e ndara për realizim të aktiviteteve programore do të mund të shfrytëzohen më së shumti 6 muaj pas pranimit të tyre. Pas skadimit të këtij afati shoqatat dhe fondacionet duhet të dorëzojnë raport për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve deri te Sekretariati për Zbatimin të Marrëveshjes Kornizë në afat prej 30 ditësh, pas përfundimit të aktiviteteve programore.

 


3. Kriteret themelore organizative

Kriteret organizative themelore, të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në këtë shpallje janë:

1. Të jenë të regjistruar? në pajtim me Ligjin për shoqata dhe fondacione;
2. Të zbatojnë aktivitete minimum një vit;
3. Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik; dhe
4. Të mos kenë marrë mjete ose të kenë parashtruar aplikim prej/deri te një organ tjetër i administratës shtetërore ose burime tjera për qëllimet dhe aktivitetet e njejta për të cilën edhe është parashtruar kërkesa,që do të thotë financim i dyfisht për aktivitetet e njejta nga burime të ndryshme .

4. Dokumentacioni i nevojshëm që shoqata/fondacioni duhet t’i dorëzojë

Shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në këtë shpallje duhet të dorëzojnë:

1. Aplikim për mbështetje financiare ( ndodhet në web faqen e Sekretariatit në formë elektronike);
2. Propozim - projekt (ndodhet në web faqen e Sekretariatit në formë elektronike);
3. Statut dhe vendim për regjistrimin e shoqatës apo fondacionit;

Shoqatat dhe fondacionet, sipas shpalljes, nuk mund të parashtrojnë më shumë se një aplikim për mbështetje financiar?. Në kërkesën e paraqitur,shoqatat dhe fondacionet duhet të përcaktohen për njërën nga sferat prioritare të ofruara, në suaza të së cilës do ta realizojnë projektin.

Vërejtje: Aplikimet të shkruara me dorë,me dokumentacion jo të plotë ose pas afatit të paraparë, nuk do të merren parasysh!
Dokumentet e dërguara nuk kthehen.


5. Afati dhe mënyra e dërgimit të aplikacionit
Afati për dërgimin e aplikacionit është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.
Aplikacioni me dokumentacionin e plotë duhet të dërgohet nëpërmjet postës, në adresën:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë
Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë
Njësia për bashkëpunim me shoqatat dhe fondacionet
rr. “Ilinden“ nr.2
1000 Shkup,

ose të dorëzohen në Arkivin e Sekretariatit për Zbatim të ?arrëveshjes Kornizë deri në orën 16 (me shenjë - Njësia për bashkëpunim me shoqatat dhe fondacionet - Aplikacioni për shpalljen).

Aplikacionin për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve si dhe formularin për vlerësimin e kualitetit të projektit të propozuar (propozim projekti), në mënyrë elektronike mund ti gjeni në web faqen e Sekretariatit për Zbatim të Marrëveshjes Kornizë: www.siofa.gov.mk .

 

Downloads:

1 - Propozim proekt

2 - Vendim per kriteret dhe proceduren per shperndarjen

3 - Fleteparaqitja per perkrahje finansiare te shoqatave

 

 

28.09.2015 , 13:25 Reads:2114