Informacione  /  Lajme  /  Zëvendës Kryeministri Lika përcjell urime për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Zëvendës Kryeministri Lika përcjell urime për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

 

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Zëvendës Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Hazbi Lika përcolli urimet e tij për të gjithë qytetaret e RM-së.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar të punojë për mirëqenien e qytetarëve të saj. Mirëqenia dhe stabiliteti i një shteti kuptohet më mire nga gratë. Ato mund ta shohin këtë në jetën e fëmijëve të tyre, në tavolinat e tyre dhe në pozicionimin e tyre në shoqëri.

Pjesëmarrja e grave sot në jetën publike, në proceset e vendimarrjes është dëshmi se ato kryejnë punë të vështirë me ndikim të madh” – u shpreh ai. 

 

03.08.2018 , 14:24 Reads:668