Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika përshëndet investimin e kompanisë "Volostone" në territoret e Dollnenit dhe Prilepit

Zëvendëskryeministri Lika përshëndet investimin e kompanisë "Volostone" në territoret e Dollnenit dhe Prilepit

 

 Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për imlementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika përshëndet investimin e kompanisë me kapital turk nga Maqedonia “Volostone” në vendin Samarnica që mbulon territoret e dy komunave, atë të Dollnenint dhe të Prilepit.

Kompanisë “Volostone” me ofertë më të lartë prej 7.3 milion euro, ju nda koncesioni me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja e koncesionit për hulumtime të hollësishme gjeologjike të burimeve të mermerit e cila u nënshkruajt sot në prezencë të Ministrit të Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe përfaqësuesit të kompanisë, z. Abdulmutalip Bushi, do të ofrojë përfitim për të dy komunat në realizimin e projekteve të reja dhe në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.  Fillimisht sipas planit që ka shpallur kompania, do të hapen 100 vende pune, kurse në vazhdimësi me ndërtimin e një fabrike ky numër do të arrije deri në 500 vende të reja pune.  Të pranishëm në realizimin e kësaj marrëveshje në Dollnen ishin edhe Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, z. Sadulla Duraku, Kryetari i komunës së Prilepit, z. Ilija Jovanovski dhe Kryetari i komunës së Dollnenint, z. Xhemil Qamili.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë të përkrahë dhe të nxisë investime të tilla, të cilat kanë për qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe atë qendror. Mbështetja e sektorit privat është indikator i rëndësishëm në rritjen e standardit të jetesës si dhe në uljen e papunësisë në shtetin tonë.

 

 

25.04.2018 , 16:17 Reads:645