Informacione  /  Lajme  /  Zv. Kryeministri Lika i ftuar në eventimentet e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Zv. Kryeministri Lika i ftuar në eventimentet e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

 

 Zëvendës Kryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mori pjesë në sërë evenimentesh për këtë përvjetor.

Fillimisht përfaqësues nga Republika e Shqipërisë, Kosovës dhe nga Republika e Maqedonisë, kremtimet i filluan me Seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vazhdimësi, në bulevardin “Zahir Pajaziti” u realizua Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Me programin e pritjes shtetërore nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi u mbyll programi festiv për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

21.02.2018 , 11:24 Reads:436