Informacione  /  Lajme  /  Promovohet pulla postare me figurën e Skënderbeut

Promovohet pulla postare me figurën e Skënderbeut

 

 Me rastin e shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut,  zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Hazbi Lika dhe Sekretari shtetëror, z. Faton Ahmeti, ishin të pranishëm në Akademinë solemne e cila u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nën patronazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi. 

 
Për hir të kontributit të tij mbarëkombëtar, sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, realizuan promovimin e pullës postare me figurën e Skënderbeut.
 
Projekte të kësaj natyre do të mundësojnë që shqiptarët të jenë pjesë aktive në zhvillimin e historisë kombëtare, u shpreh zëvendëskryeministri Lika. 
 
 
 
 
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
 

 

17.01.2018 , 14:36 Reads:872