Informacione  /  Lajme  /  Zv.kryeministri z. Lika i premton rindërtimin e shkollës banorëve të Novosellës

Zv.kryeministri z. Lika i premton rindërtimin e shkollës banorëve të Novosellës

 

Zëvendës Kryeministri i RM-së, z. Hazbi Lika, sot (23.10.2017) qëndroi në fshatin Novosellë të Komunës së Bogovinës pas djegies së shkollës në këtë fshat. 


Në prani të tij u krijua edhe një grup pune i cili menjëherë filloi të ndërmarrë masa për sistemimin e nxënësve nëpër objekte në fshat, me qëllim që nxënësit të vazhdojnë procesin mësimor sa më shpejt që është e mundur.

Z. Lika u premtoi banorëve të Novosellës, se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejt nxënësit të vazhdojnë mësimet në objektin e ri të shkollës.
 
 
 

 

23.10.2017 , 11:42 Reads:110