Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takon Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian

Zëvendëskryeministri Lika takon Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian

 

 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, sot (01.02.2018) pritën në takim pune Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin  e Evropës, z. Nils Muzhinieks.

Fillimisht zëvendëskryeministri Lika informoi Komisionerin Muzhinieks për rrjedhshmërinë e proceseve qeveritare dhe hapave konkrete të ndërmarra në sferën e përmirësimit të marrëdhënieve.  Ai theksoi se miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvend, është indikacion që kjo qeveri është e vendosur të ecë përpara drejt integrimeve dhe konsolidimit të komuniteteve brenda shtetit.

Paralelisht, bashkëbiseduesit shprehën rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me shtetet fqinje, gjë që ndihmon në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe reflekon me kontributin e qytetarëve për të përshpejtuar rrugën drejt strukturave euro atlantike.

Në vazhdimësi, z. Muzhinieks paraqiti analizat e tij në sferën e arsimit dhe rëndësinë që përmban mësimi i gjuhëve të njëri tjetrit, duke potencuar se ndërveprimi midis komuniteteve nuk do te thotë humbje e identitetit kombëtar.

Në këtë aspekt, z. Lika gjithashtu theksoi se uniteti i bashkësive të ndryshme ndëretnike është thelbësore dhe vetëm në këtë menyrë të bashkuar, do të bëhemi pjesë e konkurencës serioze në rajon dhe Evropë.

 
Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

02.01.2018 , 16:50 Reads:832