Rreth Sekretariatit  /  Misioni dhe vizioni  /  Misioni dhe vizioni

Misioni dhe vizioni

 

MISIONI:
Misioni i Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes kornizë pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është të participojë në mënyrë aktive në zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, të mbikëqyrë rezultatet e arritura në sferën e: përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të bashkësive etnike që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë ; monitorimin e procesit të decentralizimit; koordinimin dhe monitorimin e procesit të arsimit në Republikën e Maqedonisë; mbikëqyrjen e përdorimit të gjuhës në pajtueshmëri me Ligjin për përdorimin e gjuhës, bashkëpunimi me shoqata dhe fondacione në Republikën e Maqedonisë, si dhe sigurimi i përkrahjes administrative dhe profesionale të Zëvendës kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes kornizë. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes kornizë gjithashtu ka për detyrë të sigurojë përkrahje në realizimin e përcaktimeve të saja programore, veçanërisht në sferën e zbatimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit.

VIZIONI:
Zbatimi i plotë dhe efikas i Marrëveshjes kornizë të Ohrit si dhe garantimi i stabilitetit të vendit nëpërmjet promovimit dhe zhvillimit të një shoqërie paqësore dhe harmonike, duke respektuar identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Zbatimi i Marrëveshjes kornizë është me rëndësi të madhe për vazhdimin , avancimin dhe finalizimin e suksesshëm të procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në strukturat euratlantike.

 

Reads:4586