Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeminstri Lika takon Ambasadorin e Kosovës

Zëvendëskryeminstri Lika takon Ambasadorin e Kosovës

 

 Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, sot (28.02.2019) pritën në takim  Ambasadorin e Republikës së Kosovës në shtetin tonë, z. Gjergj Dedaj.

Ambasadori Dedaj përgëzoi zëvendëskryeministrin Lika për hapat historike që Republika e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë.

Fillimisht ai përmendi  hapin historik të Marrëveshjes së Prespës, si një indikator thelbësor në integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike. Bashkëbiseduesit theksuan se Marrëveshja e Prespës ka rëndësi të veçantë në konsolidimin e proceseve në rajon si dhe përforcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

Njëherit, z. Dedaj përshëndeti z. Lika për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që paraqet rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, por edhe do të shërbejë në konsolidimin e marrëdhënieve ndëretnike në shtet dhe më gjerë.  Gjithashtu ai përmendi edhe mundësinë për shkëmbimin e metodave për implementimin e ligjit për përdorimit të gjuhëve të cilat janë përdorur në Republikën e Kosovës.

Së fundmi, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e proceseve dhe projekteve të cilat do të ndihmojnë në afrimin e shqiptarëve, si dhe do të mundësojnë shkëmbimin e  përvojave në sfera të ndryshme të cilat do ndikojnë në qëndrueshmërinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve në dy shtetet.

Në këtë aspekt, realizimi i mbledhjes së përbashkët qeveritare mes dy shteteve do të ndihmojë në përafrimin dhe forcimin e bashkëpunimit për një përfaqësim të denjë.


Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me publikun

 

28.02.2019 , 13:40 Reads:337