Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takon Shefin e Misionit të OSBE-së

Zëvendëskryeministri Lika takon Shefin e Misionit të OSBE-së

 

 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika sëbashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, sot (02.10.2018) realizuan takim pune me z. Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Fillimisht zëvendëskryeministri Lika i uroi Ambasadorit mirëseardhje në Maqedoni dhe suksese në detyrën e tij të re, duke e njoftuar rreth bashkëpunimit të mirëfilltë mes Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe OSBE-së, gjegjësisht rreth memorandumit për bashkëpunim që do të nënshkruhet së shpejti mes dy institucioneve.

Në vazhdimësi, u diskutua rreth përputhshmërisë së Planit strategjik të SIMO-s me planin e reformave që Qeveria ka paraparë, ku Sekretari shtetëror z. Faton Ahmeti shtoi se rekomandimet e këtij plani janë në koordinim të plotë me reformat qeveritare dhe me konkluzat të cilat kanë dalë prej Analizës së fundit për kohezion social. 

Paralelisht, Ambasadori Koja dhe Zëvendëskryeministri Lika disktuan rreth ecurisë së implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ku u cek çështja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve si një parametër final i cili do të kërkojë edhe angazhim intenziv deri në implementimin e plotë të tij. 

Së fundmi, në aspektin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, z. Lika potencoi se dalja e shqipëtarëve në votim në Referendumin për Marrëveshjes e Prespës, në krahasim me daljen në zgjedhjet lokale, ka patur rritje dhe kjo në fakt dëshmon se shqiptarët janë dhe do të mbeten pro integrimit dhe pro perëndimit.

 

Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

10.02.2018 , 19:07 Reads:71