Rreth Sekretariatit  /  Ingerencat  /  Ingerencat

Ingerencat

 

Marrëveshja Kornizë e Ohrit e nënshkruar më 13 Gusht 2001, i dha fund konfliktit ndëretnik në Republikën e Maqedonisë. Në përputhje me këtë Marrëveshje janë miratuar një numër i konsiderueshëm i amandamenteve Kushtetuese.

Këto amandamente përfshijnë: garantimin e statusit zyrtar të gjuhës të cilën e flasin më së paku 20% e popullatës, përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në institucionet publike, statusi i komuniteteve religjioze, shprehja e lirë, mbrojtja dhe zhvillimi i identitetit të bashkësive etnike, procedurat speciale parlamentare që kanë të bëjnë me bashkësitë etnike, decentralizimi i pushtetit e tjerë. Me amandamentet Kushtetuese dhe ndryshimet ligjore parimet e Marëveshjes së Ohrit u bënë pjesë e sistemit juridik të Maqedonisë.

Themelimi i Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë përcakton prioritetin e Qeverisë së Maqedonisë që i jep zbatimit të principeve origjinale të cilat janë të vendosura në këtë Marrëveshje, që në ndërkohë janë të siguruara me Kushtetutën dhe ligjet tjera. Këto principe si: përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në sektorin publik dhe decentralizimi i pushtetit lokal, janë me rëndësi të madhe për stabilitetin e vendit, për një kohezion social, si dhe për ndërtimin dhe mbrojtjen e një shoqërie multietnike të integruar.

Në procesin e zbatimit të këtyre principeve dhe detyrave, Sekretariati ka funksion strategjik, koordinues dhe monitorues. Sekretariati nuk është organizatë e izoluar dhe autonome që shërben vetëm për interesat e një grupi apo bashkësie. Sekretariati është pjesë e maqinerisë të Qeverisë së Maqedonisë që u shërben të gjithë qytetarëve në interes të përgjithshëm.

Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes kornizë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë punon në:

  1. Sigurimin e koordinimit të organeve të administratës shtetërore për zbatimin e marrëveshjes kornizë
  2. Përgatitjen e metodologjisë për sjelljen e planeve aksionale në sferën e zbatimit të marrëveshjes kornizë
  3. Sigurimin e resurseve njerëzore të nevojshme për realizimin e zbatimit të marrëveshjes kornizë
  4. Sigurimi dhe realizimi i mjeteve të nevojshme për rrjedhën e suksesshme për realizimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja kornizë
  5. Përgatit raporte për informimin e Qeverisë për nivelin e zbatimit të Marrëveshjes kornizë
  6. Përgatit materiale analitike dhe profesionale nga sfera e zbatimit të Marrëveshjes kornizë
  7. Siguron dhe koordinon përgatitjen e planit aksional për përgatitjen e projekteve nga Marrëveshja kornizë
  8. Siguron informim të rregullt dhe në kohë për opinionin publik rreth zbatimit të Marrëveshjes kornizë
  9. Mbikëqyrje të procesit të decentralizimit
  10. Siguron bashkëpunim me organet e jashtme dhe donatorë për realizimin e procesit të zbatimit të Marrëveshjes kornizë
  11. Rritjen e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare si dhe organeve tjera
  12. Ndjekja e reformave në administratën publike në Republikën e Maqedonisë dhe në sferat tjera që në mënyrë direkte ose indirekte janë të lidhura me Marrëveshjen kornizë
  13. Mbikëqyrje dhe përmirësim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat
     

 

Reads:5282