Informacione  /  Lajme  /  SIMO përshëndet miratimin e Propizim ligjit për gjuhët nga Komisioni për çështje Evropiane

SIMO përshëndet miratimin e Propizim ligjit për gjuhët nga Komisioni për çështje Evropiane

 
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) përshëndet miratimin e Propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë pa asnjë ndryshim dhe amandament të pranuar nga ana e Komisionit për çështje Evropiane  të  Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, presim që ky Propozim ligj që parasheh zyrtarizimin e gjuhës shqipe të miratohet në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
 
Miratimi i Propozim ligjit për gjuhët dëshmon edhe njëherë vullnetin politik të shumicës parlamentare për zbatimin e
Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave që janë të nevojshme për procesin integrues të vendit.
 
Ky propozim-ligj është një nga kushtet që duhet të plotësohet dhe të parashihet në Planin e Qeverisë reformatore 3-6- 9 për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
 
 
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

15.12.2017 , 14:30 Reads:655