Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika uron muajin e Ramazanit

Zëvendëskryeministri Lika uron muajin e Ramazanit

 

 Të nderuar bashkë-besimtarë,

Nëpërmjet sprovave të urisë dhe reflektimit shpirtëror, sot të gjithë myslimanët bashkohen për të festuar muajin e shenjtë të Ramzanit. Muaj i cili gjithashtu jep mundësinë e riafrimimit të përkushtimit ndaj parimeve të bamirësisë dhe mëshirës. Është koha të solidarizohemi me nevojat e të tjerëve dhe të ndihmojmë ata me më pak fat. Këto parime na bëjnë të kujtojmë përfitimet që sjell diversiteti i cili duhet të kremtohet si burim i prosperitetit tonë të përbashkët.

Në emrin tim personal dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, shpreh urimet e mia më të sinqerta për ata që festojnë këtë muaj të shenjtë. 
Paqja dhe bekimi qoftë mbi Ju!

 

16.05.2018 , 10:52 Reads:437