Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri z. Lika i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të pllakës “ Shtëpitë e Vëllezërve Viqa dhe Gabrica”

Zëvendëskryeministri z. Lika i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të pllakës “ Shtëpitë e Vëllezërve Viqa dhe Gabrica”

 

Në Greme të Ferizajit, me rastin e Ditës së dëshmorëve të Ferizajit, njëherësh u realizua edhe ceremonia e zbulimit të pllakës “ Shtëpitë e Vëllezërve Viqa dhe Gabrica”. 
Nën përkujdesjen e përfaqësuesëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, zbulimin e pllakës e realizuan zëvendëskryeministri z. Lika, gjenerali Agim Çeku, gjenerali Imri Ilazi dhe kryetari të Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, z. Jonuz Musliu. 
Me këtë rast, zëvendëskryeministri i RM-së, z. Hazbi Lika realizoi fjalim në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Shtabit të Përgjithshëm të saj.

“Përveçse krenar, jam edhe i nderuar që duhet t’Ju përshëndes në emër të të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për punën dhe veprën, për ditën që shënojmë sot, për Shaban Viqën dhe të gjithë bashkëatdhetarët tjerë që sot nuk janë në mesin tonë. Jam shumë i emocionuar sepse sot shënojmë një nga gjurmët e gjakut që është derdhur për këtë vend, që na tregon rrugën që duhet ta ndjekim për të vazhduar më tutje në luftën tonë. Jam i vetëdijshëm që të gjithë i dijmë mesazhet që përcjellin dëshmorët e kombit, mesazhet që vazhdimisht tregojnë ushtarët tanë dhe amanetet e atyre që kanë lënë gjurmët maleve. 
Ju përshëndes në emër të të gjithë atyre dhe Ju uroj për këtë pllakë, për këtë gjurmë gjaku.” – u shpreh z. Lika në fjalimin e tij.

Dëshmorët do të rrojnë në themelet e përjetësisë së kombit!

 

29.09.2017 , 13:19 Reads:85