Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika viziton ITSHKSH-në me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit

Zëvendëskryeministri Lika viziton ITSHKSH-në me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit

 

 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot ( e Hënë 20.11.2017) vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të këtij institucioni dhe 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

 
Fillimisht, zëvendëskryeministri Lika së bashku me Sekretarin shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, z. Faton Ahmeti dhe Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z. Valmir Aziri, realizuan takim me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Hasani.
 
Zëvendëskryeministri Lika përgëzoi stafin drejtues të ITSHKSH për punën e bërë dhe njëkohësisht potencoi se ky institucion do të ketë mbështetjen e Qeverisë në realizimin e projekteve të mëtutjeshme që janë të një rëndësie të veçantë në ruajtjen e vlerave kombëtare.
 
Në ITSHKSH, zëvendëskryeministri Lika ka marrë pjesë në promivimin e pullës postare me figurën e Faik Konicës. Ky projekt u realizua në bashkëpunim të ITSHKSH dhe Postave të Maqedonisë. Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendëskryeministri Lika potencoi se projektet e këtilla mundësojnë që shqiptarët të jenë pjesë aktive në zhvillimin e historisë kombëtare.
 
Ndryshe, me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit Lika do të organizohen disa aktiviteteve. Nesër në Manastir do të mbahet Tribuna shkencore, ndërsa më 22 nëntor, do të ketë Pritje solemne në Qeverinë e RM-së dhe Koncert solemn që tradicionalisht mbahet në Manastir.
 
 

 

20.11.2017 , 17:08 Reads:99