Informacione  /  Lajme  /  Akademi solemne në UNT, zëvendëskryeministri Lika: “Ngritja e universiteteve hap drejt perspektivave dhe një kontribut drejt të ardhmes”

Akademi solemne në UNT, zëvendëskryeministri Lika: “Ngritja e universiteteve hap drejt perspektivave dhe një kontribut drejt të ardhmes”

 

 Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Hazbi Lika sot ka marrë pjesë  në Akademinë Solemne organizuar nga Universiteti “Nëna Terezë” me rastin e një vjetorit të themelimit të këtij universiteti në gjuhën shqipe.

“Themelimi dhe ngritja e institucioneve të tilla monumentale për  mua përbëjnë një hap drejt perspektivave dhe një kontribut drejt të ardhmes, e ardhme e cila kërkon angazhimin tonë objektiv kundrejt luftës për të shmangur të keqen dhe për t’i shërbyer të mirës”, theksoi zëvendëskryeministri Lika në fjalën e tij para të pranishmëve.

Ai poashtu ripotencoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë të japë mbështetjen e plotë për zhvillimin e këtij universiteti.

“ Qeveria e Republikës së Maqedonisë i jep mbështetje të fortë këtij universiteti në zhvillimin e tij dhe deri më tani i ka kryer të gjitha obligimet që ka, duke pasur në konsideratë edhe punët në vazhdimësi që ka ky monument në ndërtimin e objekteve dhe krijimin e kushteve të nevojshme për të instaluar një komoditet të pranueshëm me qëllim që të arrihen standardet e kërkuara dhe të zhvillohet një proces cilësor arsimor dhe akademik.”

Zëvendëskryeministri Lika përgëzoi studentët dhe stafin e UNT-së për këtë përvjetor të parë, duke i uruar që të jenë simbol i suksesit të arsimit të shtetin tonë.

Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

27.10.2017 , 20:30 Reads:92