Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika mori pjesë në ekspozitën e piktorit Reshat Ameti

Zëvendëskryeministri Lika mori pjesë në ekspozitën e piktorit Reshat Ameti

 

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika ka marrë pjesë në ekspozitën e titulluar “Nga tradita” e piktorit nga Gostivari, z. Reshat Ameti. Në këtë eveniment mbështetur nga Ministria e Kulturës, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Parlamentit z. Talat Xhaferi, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z. Valmir Aziri, drejtoresha e Galerisë së Arteve, znj. Dita Starova, si dhe ambasadori shqiptar, z. Fatos Reka si dhe shumë personalitete tjera.

Në ekspozitë u prezantuan një numër i madh i veprave të autorit kryesisht në teknikë të kombinuar dhe vaj në pëlhurë.


 

09.04.2017 , 14:30 Reads:87