Informacione  /  Lajme  /  Sekretari shtetëror z. Faton Ahmeti realizoi takim me delegacionin e Misionit të OSBE-së

Sekretari shtetëror z. Faton Ahmeti realizoi takim me delegacionin e Misionit të OSBE-së

 

 Sekretari shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, z. Faton Ahmeti sot (20.10.2017) realizoi takim me delegacionin e Misionit të OSBE-së në Shkup ku merrnin pjesë z. Gonzalo de Cesare, Shefi i Departamentit për Burime Njerëzore, z. Ioannis Piliouris, Zyrtar i lartë për Qeverisje Demokratike dhe znj. Sara Baribieri, Zyrtare e lartë Qeverisje Demokratike dhe Kohezion Social.

Në takim u diskutua rreth mbështetjes për zbatimin e Rekomandimeve të përfshira në rishikimin e MKO- së mbi Kohezionin Social dhe indentifikimin e fushave prioritare për t’u adresuar sëbashku.
 
Mes të tjerash, u ripotencuan edhe prioritetet e bashkëpunimit mes dy insititucioneve ku përfshihet këtu përqëndrimi i Misionit të OSBE-së në forcimin e kapaciteteve të stafit të SIMO për të përmirësuar procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes në bazë të meritës si dhe ndërhyrjet e përshtatura për ndërtimin e kapaciteteve që kanë për qëllim rritjen e zhvillimit të politikave, planifikimit strategjik e vlerësimin e kapaciteteve të menaxhimit të projekteve.
 
 

 

20.10.2017 , 15:21 Reads:465