Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takoi ministrin e Kulturës Allagjozovski dhe sekretarin shtetëror Aziri

Zëvendëskryeministri Lika takoi ministrin e Kulturës Allagjozovski dhe sekretarin shtetëror Aziri

 

 Zëvendëskryeministri z. Hazbi Lika sot ka vizituar Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë ku ka realizuar takim me ministrin z. Robert Allagjozovski dhe Sekretarin shtetëror në këtë ministri z. Valmir Aziri.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Lika dhe ministri Allagjozovski diskutuan për ecurinë e punëve në Ministrisë së Kulturës, në veçanti për programet dhe projektet kulturore për vitin 2018, me ç’rast u dakorduan që organizimi i 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe restaurimi i godinës së Muzeut të Alfabetit të jenë një ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës për vitin e ardhshëm.

 

Zëvendëskryeministri Lika me drejtuesit e Ministrisë së Kulturës diskutuan për projektet shqiptare, siç janë rindërtimi i Teatrit Shqiptar në Shkup dhe ndërtimit të godinës së Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, si dhe për formimin e Ansamblit Shqiptar të këngëve dhe valleve.

 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se sistematizimi i vendeve të punës në Ministrinë e Kulturës duhet të reflektojë përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në këtë institucion.  Ata poashtu shprehën pajtueshmëri që edhe në të ardhmen të zhvillohen takime të këtij niveli, ku nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit dhe punës së përbashkët do të arrihet realizimi i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, punonjësve kulturorë dhe artistëve. 

 

18.12.2017 , 18:35 Reads:170