Informacione  /  Komunikata  /  Xhaferri: Anëtarësimi në NATO dhe në BE mbetet përcaktim kryesor i Maqedonisë

Xhaferri: Anëtarësimi në NATO dhe në BE mbetet përcaktim kryesor i Maqedonisë

 

22 Apr 2013

16:11

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri sot ka realizuar takim me delegacionin e Asamblesë së NATO-s të kryesuar nga Lord Jopling. Në këtë takim, zëvendëskryeministri Xhaferri i njohu anëtarët e delegacionit me situatën politike në vend, Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe procesin e integrimit në BE dhe në NATO.

Në fjalën e tij, Xhaferri theksoi se anëtarësimi në NATO dhe në BE mbetet përcaktim kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në realizimin e këtij synimi zbatohen reformat e nevojshme. Si sukses në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Xhaferri përmendi dialogun e nivelit të lart që Maqedonia e zhvillon me KE-në.

“Kemi obligimet që duhet ti plotësojë që në raportin e Qershorit të marim rekomandim për fillimin e negociatave”, tha Xhaferri. Ai gjithashtu u shpreh se implementimi i MO-së mbetet prioritet i Qeverisë, sepse zbatimi i këtij dokumenti garanton një stabilitet në vend dhe rajon dhe hapi rrugën drejt anëtarësimit anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

“MO-ja ka qenë kompromis i qëlluar që ka stabilizuar vendin, ka vënduar bazat e një shteti shumë etnike të barabart për të gjithë komunitetet dhe ka mekanizma në kuadër të Kushtetutës që garantojnë një demokraci konsensuale, siç është parimi i Badenterit, decentralizimi, përdorimi i gjuhëve, simboleve…”, u shpreh zëvendëskryeministri Xhaferri.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, Musa Xhaferri tha se Qeveria e RM-së angazhohet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje dhe në këtë drejtim duhet të tejkalohen të gjitha kontestet që ekzistojnë siç është çështja e emrit.

“Ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët është një kusht pa kompromis për NATO dhe BE për të gjitha vendet. Ne duhet ti shfrytëzojmë praktikat e vendeve tjera pwr zgjidhjen e kontesteve, sic është rasti në mes Kroacisë dhe Sllovenisë dhe është inkurajuese për ballkanin një marrëveshje historike, sic është kjo e fundit në mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne duhet të punojmë që armiqësit historike ti mbyllim dhe e vetmja siguri është që ne të jemi anëtarë të NATO-s dhe BE”, theksoi, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.

 

Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 

 

22.04.2013 , 16:11 Reads:1626