Informacione  /  Komunikata  /  Alimi në takimin e rregullt vjetor NATO-Maqedoni

Alimi në takimin e rregullt vjetor NATO-Maqedoni

 

13 Sep 2012

10:39

Sekretari shtetëror në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO), Ejup Alimi ka marrë në takimin e rregullt vjetor të Republikës së Maqedonisë me Këshillin veri-atlantik të NATO-s, në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Alimi ka qenë pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë kryesuar nga Ministri i Mbrojtjesë, Fatmir Besimi dhe ai i Jashtëm, Nikolla Popovski.

Në takim janë prezantuar rezultatet e arritura të vendit tonë në realizimin e reformave të përgjithshme të parapara me Planin aksional për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, me një theks të veçantë të arritjeve politiko-ekonomike dhe të mbrojtjes dhe të sigurisë. Delegacioni i Maqedonisë ka prezantuar rezultatet dhe dinamikën e zbatimit të MO-së si një prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë dhe parakusht për anëtarësimin në NATO.


Me respekt,
Sektori për Marrëdhënie me Opinionin
 

 

13.09.2012 , 10:39 Reads:2580