Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika mori pjesë në shënimin e 16 vjetorit të themelimit të UEJL-së

Zëvendëskryeministri Lika mori pjesë në shënimin e 16 vjetorit të themelimit të UEJL-së

 

 Zëvendëskryeministri z. Hazbi Lika sot (e Premte, 17.11.2017) ka marrë pjesë në Ceremoninë e shënimit të 16 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, zëvendëskryeministri Lika theksoi se është nder i veçantë të drejtohet në solemnitetin që shënon 16-vjetorin e themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, i cili, sipas tij, sëbashku me Universitetin Shtetëror të Tetovës të themeluar disa vite më parë dhe pas shume vitesh me përpjekje dhe luftë të pareshtur të shumë veprimtarëve të arsimit për arsimin sipëror në gjuhën shqipe në Maqedoni, shënoi ngritje te vazhdueshme të arsimit sipëror në gjuhën shqipe.   

“Pas hezitimit shumëvjeçar, pas ngulfatjes të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në vitet e fundit të sistemit te kaluar dhe pas shumë peripecive qe na ndoqen gjate njgritjes së këtyre tempujve sidomos gjatë hapjes së Universitetit të Tetovës, themelimi i këtij Universiteti shënoi një kapitull të ri,  kapitull ky që çoi drejt institucionalizimit,  kapitull që coi drejt vlerave të reja, kapitull që çoi në krijimin e horizonteve të reja, të cilat na afrojnë dhe na bashkojnë me vlerat moderne evropiane dhe civilizuese”, theksoi Lika.

 

Për ngritjen e arsimit këtu në Tetovë, shtoi Lika, sigurisht se respektin më të madh e meritojnë punonjësit e arsimit, të cilët sakrifikuan shumë dhe iu rrekën një pune të mundimshme, e në disa vite edhe shumë të rrezikshme. “Por, medoemos këtu më duhet t’i kushtoj respekt të veçantë dhe të theksoj rolin e rëndësishëm, si dhe kontributin e komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, e në të veçanti të OSBE-së dhe të komisarit të atëhershëm,  të ndjerit Maks Van Der Shtul, i cili punoi me përkushtim për të hapur derën e arsimit sipëror në Maqedoni”.  

“Rezultatet e të gjitha këtyre përpjekjeve, në të cilat janë mishëruar gjenerata e gjenerate të arsimtarëve e profesorëve nga Maqedonia dhe të gjitha trevave shqiptare, janë më se evidente dhe të dukshme. Tetova sot –  qytet universitar, me dy universitete, nuk përngjet aspak me atë Tetovë që e njihnim para dy dekadave. Zhvillimin të cilin e solli arsimi i lartë nuk e ndjen vetëm Tetova, ai rrezaton anembanë Maqedonisë, si dhe gjithandej ku jetojnë e veprojnë bashkëkombësit tanë, poashtu këta dy universitete kanë luajtur nje rol të rëndësishëm edhe në themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup  i cili përveç tjerash dëshmon se tani më në Maqedoni mbretëron një klimë e re që parasëgjithash heq paragjykimet e kohës dhe jep mundesinë që perspektivën ta shofim me nje këndvështrim të ri”, - u shpreh Lika. Sipas tij, të diplomuarit nga Univeristeti i Evropës Juglindore tani janë bartës dhe kuadër i shquar në shumë institucione publike dhe kompani private duke kontribuar në avancimin shoqëror dhe ekonomik të mbarë vendit.

“Në këtë drejtim, dua të cek se mbetemi të përkushtuar që këto rezultate të rriten dhe thellohen shumë më tepër. Përkrahja e vazhdueshme e Qeverisë - për rritjen e cilësisë të universiteteve, për kushte më të mira për studentët dhe stafin, si dhe për bashkëpunimin thelbësor në të mirë të qytetarëve – nuk do të mungojë. Përkundrazi, kjo përkrahje do të zmadhohet dhe intensifikohet. Unë vetë i përkas një gjenerate që në emër të këtyre idealeve sakrifikoi shumë. Pres që të gjithë ne të vazhdojmë të kontribuojmë me përkushtim, për këtë Universitet, si dhe për arsimin në gjuhën shqipe në përgjithësi. Ua kemi borxh gjeneratave që shkuan dhe u flijuan, por edhe atyre që vijnë. E kemi për detyrë që rinisë tonë t’ia krijojmë ato kushte, të cilat nuk i kemi pasur ne vetë. Të ndërtojmë një persektivë dhe një të ardhme më të sigurtë duke shpresuar se gjeneratat e ardhshme të mos sfidohen nga probleme të njëjta si; jemi përballë ne, por të ngrisin sa me lart trofet që ua dorëzojmë ne dhe ti përcjellin brez pas brezi duke synuar që të jemi pjesë e botës së civilizuar ku do të mund të japim të veçantën tonë dhe të marim pjesë në procese universale. Ju ftoj që sëbashku të ecim rrugës së vetme, e cila sjell përparim dhe zhvillim, kurse, për të arritur këto synime na duhet që krahas përkushtimit individual të japim kontribut kolektiv në ngritjen e shoqërisë sonë sa me lart’, theksoi në fjalën e tij zëvendëskryeministri Hazbi Lika në shënimin e 16 vjetorit të UEJL-së.


Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

17.11.2017 , 15:35 Reads:84