Informacione  /  Lajme  /  Takimi Lika – Garrett: Të rikthejmë shpresën e qytetarëve në besim ndaj institucioneve shtetërore

Takimi Lika – Garrett: Të rikthejmë shpresën e qytetarëve në besim ndaj institucioneve shtetërore

 
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, z. Hazbi Lika, sot (29.06.2017) u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, z. Charles Garrett.
 
Në këtë takim të parë, u bisedua për shumë çështje të rëndësishme, ndër to edhe për perspektivën e përgjithshme të Maqedonisë rreth integrimeve (NATO dhe EU), raportet ndërfqinjësore të Maqedonisë me shtetet e rajonit dhe për perspektivat e përbashkëta të tyre. Bashkëbiseduesit e vlerësuan lartë klimën pozitive të qeverisë në harmonizimin dhe hartimin e strategjive dhe platformave të përbashkëta, si dhe adaptimi i përvojave britanike në rrugëtimin e Maqedonisë drejt progresit. U vlerësua nevoja e krijimit të kushteve më të mira për jetë për qytetarët si dhe ndërmarrja e masave për rimëkëmbjen dhe përforcimin e sektorit privat.
 
Zëvendëskryeministri Lika dhe ambasadori Garret konstatuan se është interes publik sjellja sa më e shpejtë e ligjit për gjuhët, pasi që do të ndikojë pozitivisht në afrimin e qytetarëve me institucionet shtetërore. Ndërkohë bashkëbiseduesit biseduan edhe për çështje teknike rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
 
Së fundmi, zëvendëskryeministri Lika dhe ambasadori Garret, konstatuan se avancimi i zbatimit të shtyllave për kohezionin social mes komuniteteve, do të jetë në favor të integrimit të shtetit në sferën ekonomike me çka do arrihet një standard më i lartë i jetesës dhe do krijojë mundësi më të mëdha për anëtarësim në BE dhe NATO.
 
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 

 

29.06.2017 , 17:32 Reads:235