Informacione  /  Komunikata  /  Alimi në Seminarin” Punësim meritor dhe përfaqësimi i drejtë”

Alimi në Seminarin” Punësim meritor dhe përfaqësimi i drejtë”

 

14 Nov 2012

19:39

Sekretari shtetëror i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, z. Ejup Alimi, ka marrë pjesë në hapjen e seminarit me temë "PUNËSIMI MERITORË DHE PËRFAQËSIMI I DREJTË” organizuar nga Ministria e informatikës dhe administratës, SIGMA, si dhe Misioni i OSBE-së në vend që sot dhe nesër mbahet në Ohër.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Sekretari shtetëror Ejup Alimi potencoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes kornizë dhe zbatimi i kësaj shtylle mbetet prioritet i Sekretariatit. “Ky parim ka për qëllim realizimin e pjesmarrjes së bashkësive etnike në sferën publike. Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është parakusht për një shtet modern, i orientuar kah qytetarët dhe që në mënyrë efektive i mbron interesat e të gjithë qytetarëve".

Sekretari shtetëror Alimi gjithashtu nënvizoi se roli i Sekretariatit për zbatimin e MO-së ka një rëndësi të madhe për arsye se në mënyrë të vazhdueshme ndjek përmirësimin dhe avansimin e përfaqësimit të drejtë në institucionet shtetërore dhe publike.

“Sekretariati reagon në mënyrë institucionale ndaj të gjithë institucioneve që nuk respektojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat duke pasur parasysh përvojat e shteteve evropiane. Gjithashtu, me rëndësi të veçantë janë edhe Raportet e SIGM-ës në drejtim të reformave të administratës shtetërore ku sugjerohet të sillet një Ligj i vetëm për administratën, dhe të vazhdohet në drejtim të përmisimit të përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike.

Në drejtim të përmisimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat janë ndërmarr dhe duhet ende të ndërmirren punë që kanë të bëjnë me: rritjen e kapacitetit për përkthim, hapja e vendeve të punës dygjuhësore, Programi për përfaqësim të drejt dhe adekuat”, - theksoi Sekretari shtetëror i Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, z. Ejup Alimi.


Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

14.11.2012 , 19:39 Reads:2108