Informacione  /  Lajme  /  Qeveria solli vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në RM-së

Qeveria solli vendim për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në RM-së

 

 Në seancën e 57-të qeveritare, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, solli vendimin për themelimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë, si organizatë jofitimprurëse në fushën e kulturës, selinë e saj do ta ketë në Shkup.

Zëvendës Kryeministri Lika theksoi se nisma për themelimin e këtij institucioni kombëtar kishte synim ripërtrirjen kulturore shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

“E gëzofshim dhe e lënshim trashëgimi për të gjithë brezat e ardhshëm” – u shpreh z. Lika. 

 

03.06.2018 , 19:00 Reads:353