Informacione  /  Lajme  /  Takimi Lika – Plomp: Të shndërrojmë diversitetin kulturor në avantazh të të drejtave ndëretnike

Takimi Lika – Plomp: Të shndërrojmë diversitetin kulturor në avantazh të të drejtave ndëretnike

 
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot (30.10.2017) në takim priti ambasadorin e Mbretërisë së Hollandës në shtetin tonë, z. Wouter Plomp.
 
Fillimisht, bashkëbiseduesit diskutuan rreth procesit parazgjedhor si temë më aktuale në shtetin tonë dhe njëkohësisht ambasadori përgëzoi zëvendëskryeministrin z. Lika për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në një atmosferë kaq konkurrente dhe intezive
në Republikën e Maqedonisë.
 
Në vazhdimësi, z. Lika theksoi se ekziston mangësi të një skeme të posaçme qeveritare e cila do të mundësojë nxitjen e përmirësimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve ndëretnike, me qëllim që në të ardhmen të evitohet faktori i vullnetit politik në përmbushjen e të drejtave të komuniteteve.
“Demokracia gërsheton shume interese dhe ky shtet është gërshetim interesash. Duhet të angazhohemi që të transformojmë këtë diversitet kulturor në favor të të drejtave të komuniteteve më të vogla në Republikën e Maqedonisë”- shtoi ai.
 
Paralelisht, bashkëbiseduesit potencuan edhe rëndësinë thelbësore të kohezionit social dhe shtyllave që përmban dhe këtë e dëshmon më së miri edhe përkrahja e vazhdueshme e përfaqësuesve diplomatikë.
 
Së fundmi, ambasadori z. Plomp shprehu gatishmëri për mbështetje të pakursyer, njëherësh duke potencuar se kapaciteti i kësaj qeverie ka zgjidhje optimale drejt rrugës euro-atlantike.
 
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 

 

30.10.2017 , 17:22 Reads:98