Informacione  /  Lajme  /  Hapet kolonia artistike me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit

Hapet kolonia artistike me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit

 

 Sot në qytetin e Manastirit u hap Kolonia Artistike me rastin e 22 nëntorit-Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me këtë ngjarje filluan edhe aktivitetet për shënimin  109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit që këtë vit mbahet nën përkujdesjen e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika. Në hapje mori pjesë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. 

“Gjatë këtyre ditëve në kuadër të kolonisë do të pikturohen figurat e 11 pjesëmarrësve në Kongresin e Manastirit dhe më pas më 22 nëntor do të ekspozohen në qytetin e Alfabetit’, tha sekretari Aziri. 

Ngjarja kryesore në shënimin e 22 nëntorit do të mbahet në Shkup dhe Manastir më 22 nëntor. Në Shkup do të organizohet Akademi solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërsa më pas do të vizitohet Muzeu i Alfabetit. Në mbrëmje në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet edhe Koncerti solemn.

Ndërkaq, më 21 nëntor në qytetin e Manastirit do të mbahet një Tribun shkencore kushtuar Kongresit të Alfabetit. Në këtë Tribunë do të marrin pjesë studiues të shkencave Albanologjike nga Institucionet shkencore shtetërore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova 

 

14.11.2017 , 14:07 Reads:58