Për ne  /  Sekretari shtetëror  /  Faton Ahmeti

Faton Ahmeti

 

Faton Ahmeti lindi më 17 janar 1987 në Tetovë. Në vitin 2009 ka kryer studimet deridiplomike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore – drejtimi Farmaci pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në vitin 2014 ka kryer studimet pasdiplomike pranë Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë – drejtimi Menaxhment pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë.

Nga viti 2009 deri më 2012 ka ushtruar detyra të ndryshme profesionale dhe menaxheriale në kuadër të projektit Sistemi i Integruar Informativ Shëndetësor. Nga viti 2010 deri 2012 ka qenë projekt menaxher i projektit për mbajtjen e niveleve të ulëta të incidencës të HIV/AIDS. Në periudhën 2012 deri 2017 ka qenë këshilltar për Sisteme të Informacionit Shëndetësor, ndërsa në periudhën 2015 deri 2017 ka qenë këshilltar i drejtorit gjeneral të Postës së Maqedonisë.

Me formimin e qeverisë së re të Maqedonisë zgjedhet Këshilltar i posaçëm i Zëvendës Kryeministrit  për Marrëveshjen e Ohrit dhe Sistemin Politik ndërsa nga 1 gushti 2017 është Sekretar Shtetëror pranë Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa nga viti 2014 e në vijim është Anëtar i Kryesisë së Degës dhe Sekretar i Degës së BDI-së në Tetovë.

Flet gjuhën Shqipe (gjuhë amtare), gjuhën Maqedone dhe atë Angleze, si dhe ka aftësi të avansuara në shfrytëzimin e teknologjive informative.

 

 

Reads:9696