Informacione  /  Komunikata  /  Zëvendëskryeministri Xhaferri takoi Sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Mun

Zëvendëskryeministri Xhaferri takoi Sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Mun

 

25 Jul 2012

08:52

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri sot kishte takim pune me Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Zëvendëskryeministri Xhaferri dhe Sekretari i KB-së, biseduan për një numër të madh të çështjeve aktuale nga agjenda e KB, siç janë: angazhimi i KB në zgjidhjen e vatrave të krizës në botë, me theks të veçantë rreth gjendjes në Siri, ballafaqimin me sfidat globale siç janë çrrënjosja e varfërisë, lufta kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, efikasiteti energjetik, mos-përhapjen e armëve, aktivitetet e mëtutjeshme në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm të konferencës së fundit Rio+20 dhe çështje të tjera aktuale nga agjenda e KB.

Zëvendëskryeministri Xhaferri e informoi Ban Ki-munin se arritjet e RM-së, para së gjithash në ndërtimin e demokracisë funksionale multietnike si rezultat i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ngritja e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe kontributi ynë në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për angazhimin dhe kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm dhe respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Gjithashtu zëvendëskryeministri e riafirmoi synimin tonë për të rritur pjesëmarrjen në operacionet paqësore të KB dhe përkushtimin në përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit të Republikës së Maqedonisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Në takim mori pjesë edhe i dërguari special i Sekretarit Gjeneral për kontestin e emrit Metju Nimic. Në takim këmbyen mendime rreth gjetjes së mënyrës për intensifikim të bisedimeve nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara, me qëllim që të zgjidhet kjo çështje. Zëvendëskryeministri Xhaferri me këtë rast theksoi “se nëse vazhdon bllokimi nga pala greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe filimin e negociatave për anëtarësim në BE, ekziston rreziku i shfaqjes së tensioneve të brendshme”.

 

Me respekt,
Sektori për marëdhënie me opinionin
 

 

25.07.2012 , 08:52 Reads:2007