Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takon Komesarin e lartë të OSBE-së, z. Lamberto Zannier

Zëvendëskryeministri Lika takon Komesarin e lartë të OSBE-së, z. Lamberto Zannier

 

 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot (03.10.2017) në takim priti Komesarin e lartë të OSBE-së për pakica kombëtare, z. Lamberto Zannier.

Në këtë takim, komesari lartë i OSBE-së, z. Lamberto Zannier dhe zëvendëskryeministri z. Lika fillimisht diskutuan rreth çështjes më aktuale në vend, atë të zgjedhjeve lokale në shtetin tonë, duke potencuar se konsiderata për mendimin e lirë të qytetarëve dhe respektimi i preferencave personale të tyre janë indikacione pozitive që e çojnë vendin drejt zhvillimit.

Në aspekt të aspiratave të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri Lika  theksoi se mbrojtja e të drejtave të komuniteteve më të vogla dhe zhvillimi i një shoqërie multietnike, janë elemente kyçe për arritje të një shkalle më të lartë integrimi.  

“Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit ka hasur në vështirësi gjatë 10 viteve të fundit, mirëpo kohëve të fundit ka lëvizje drejt mbylljes të normave të MO-së. Kjo përmbyllje e normave nuk do të ndalojë frymën e MO-së në raport me të drejtat e komuniteteve, që është burimi i barazisë në këtë vend, sepse të drejtat nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë me Marrëveshjen e Ohrit, ato rriten me zhvillimin e shtetit në përgjithësi. Parimi i balancit në të gjitha sferat e kohezionit social është poashtu faktor i rëndësishëm për arritje të kritereve të shteteve të zhvilluara”- shtoi ai.

Paralelisht, z. Zannier ripotencoi rëndësinë e një shoqërie të integruar e cila do të krijohet vetëm me bashkëjetesë dhe bashkëpunim në mes gjithë komuniteteve që jetojnë në vend. 

Së fundmi, Komesari Zannier shprehu gatishmëri për mbështetje të pakursyer për forcim në sferën e  mbrojtjes të të drejtave të pakicave si dhe përkrahje të proceseve që do mundësojnë stabilitet në Republikën e Maqedonisë.


Me respekt,

 

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

 

 

10.03.2017 , 16:11 Reads:137