Rreth Sekretariatit  /  Organizimi i mbrendshëm  /  Organizimi i mbrendshëm

Organizimi i mbrendshëm

 

Organizimi i mbrendshëm i Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes kornizë është i përbërë nga 4 Sektorë, 15 Njësi dhe tri Njësi të posaçme . Me Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes kornizë udhëheq Sekretari Shtetëror.
Punët dhe detyrat nga fushëveprimi i Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë i kryejn sektorët në vazhdim:

A) Sektori për zbatimin e Marrëveshjes kornizë përfshin këto njësi:

  • Njësia për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • Njësia për përgatitjen e planeve vjetore Nacionale si dhe raporteve vjetore sipas përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • Njësia për monitoring të procesit të decentralizimit;

B) Sektori për punë të përgjithshme përfshin këto njësi:

  • Njësia për koordinim dhe bashkëpunim;
  • Njësia për bashkpunim me organizatat joqeveriotare dhe bashkëpunim ndërkombëtar;
  • Njësia për përkthim, lektorim dhe redaktim;
  • Njësia për protokoll dhe punë organizative;
  • Njësia për teknologji informatike;

C) Sektori për buxhet dhe furnizime publike përfshin këto njësi:

  • Njësia për buxhet dhe furnizime publike;
  • Njësia për koordinim të ndihmës së huaj dhe donacione;

Ç). Sektori për marrëdhënie me publikun përfshin këto njësi;

  • Njësia për mardhënie me publikun dhe organizim të pres konferencave;
  • Njësia për përcjelljen e mediumeve , analizë dhe hulumtim;

Si njësi të posaçme në Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes kornizë funksionojnë:

  • Njësia për revizion të mbrendshëm;
  • Njësia për punë kadrovike, resurse njerëzore dhe punë profesionale;
  • Njësia për strategji, planifikim dhe mbikëqyrje;

1. Sektori për zbatimin e marrëveshjes kornizë është kompetent për kryerjen e këtyre punëve dhe detyrave:

  • i jep përkrahje Qeverisë për realizimin e prioriteteve strategjike lidhur me obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë, në lidhje me realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët u përkasin të gjithë bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe institucioneve tjera publike;
  • propozon metodologji për sjelljen e planeve Aksionale për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat;
  • propozon plane Aksionale për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe përcjell zbatimin e tyre;
  • kryen koordinim të aktiviteteve të organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve tjera në të gjithë nivelet, në lidhje me realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • baskëpunim me trupat e jashtëm dhe donatorët për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore përgatit materiale profesionale analitike nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • përgatit raport deri te Qeveria me qëllim informimin për shkallën e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat;
  • në bashkëpunim me Agjensionin për nëpunësa shtetëror merr pjesë në procesin e përfaqesimit të drejtë dhe adekuat;
  • përcjell efektet e procesit të decentralizimit lidhur me procesin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • mban të dhëna nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • kryen edhe detyra tjera që janë në kompetencë të njësisë dhe sektorit.

2. Sektori për punë të përgjithshme kryen këto detyra dhe punë:

  • mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve tjera në lidhje me çëshjet ligjore dhe pyetje tjera;
  • detyra normative-ligjore dhe operative nga sfera juridike;
  • kryen punë që kanë të bëjnë me përkrahjen teknike-informative;
  • kryen punë profesionale në lidhje me përkthimin nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e etniteteve tjera në Republikën e Maqedonisë si dhe kryen përkthime nga gjuha shqipe në gjuhën maqedone si dhe përkthimin e teksteve nga gjuha angleze ose gjuhë tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit evropian në gjuhën maqedone dhe të kundërtën
  • kryen korespondim të rrjetit përkëthyeas në ministri dhe institucionet tjera përkatëse
  • përgatit materiale për informim dhe raporte për realizimin e aktiviteteve në procesin e përkthimit
  • kryen përpunime kompjuterike të teksteve
  • kujdeset për ruajten dhe shfrytëzimin racional të materialit harxhues
  • mban evidencë ditore për punët e kryera
  • merr pjesë në përgatitjen e propozim- vendimeve për prioritetet strategjike të Qeverisë


3. Sektori për buxhet dhe furnizime publike kryen këto punë:

  • Planifikim dhe ndjekje të realizimit të buxhetit të Sekretariatit;
  • Kryen kontrollë direkte dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave të Sektorit;
  • Përgatit dhe propozon plan për punë të Sektorit dhe kujdeset për realizimin e tyre;
  • Kujdeset për përgatitjen e buxhetit vjetor të Sekretariatit;
  • Ndjek aktet ligjore dhe akte tjera nga sfera e finansave dhe kujdeset për zbatimin e tyre;
  • Ndjek zbatimin e sistemit të rrogave të nëpunësve shtetëror në Sekretariat si dhe mënyrën e avancimit të sistemit të rrogave në lidhje me zbatimin e komponentës kryesore dhe të veçantë të rrogave të nëpunësve shtetëror dhe të punësuarëve tjerë në Sekretariat;
  • Mban evidencë të gjendjes së zhiro-llogarisë të Sekretariatit si dhe për harxhimin e mjeteve sipas pozicioneve;
  • I pranon dhe kontrollon rregullësinë e kontabilitetit,  të njëjtat i përpunon
  • Kryen regjistrim të ndryshimeve në librin kryesor dhe sidtarin në lidhje me kryerjen e planit finansiar, llogarinë për mjetet kryesore, mban libër inventar për pronë të patundshme
  • Zbatim të punës trezorike si dhe merr pjesë në përpunimin e llogarive periodike dhe llogarive vjetore të Sekretariatit , siguron realizim të furnizimeve publike për nevojat e Sekretariatit
  • Jep kahje për përgatitjen e analizave, planeve, matrica dhe informacione lidhur me punët nga sektori
  • Mban kontakte në nivel të duhur me organizatat e vendit, të huaja dhe ndërkombëtare
  • Realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të sektorëve dhe njësive në suaza të Sekretariatit si dhe shkëmben informata dhe përvoja
  • Bashkëpunon me Ministrinë e finansave për realizimin e prioriteteve strategjike nëpërmjet  Buxhetit të Republikës së Maqedonisë

4. Sektori për marrëdhënie me publikun është kompetent për kryerjen e këtyre detyrave:

  • përgatit strategji për komunikim me opinionin në sferën e procesit të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
  • siguron informim të rregullt dhe në kohë të opinionit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë;
  • rregullimin dhe mbajtjen e web-faqes;
  • nëpërmjet sektorit për marrëdhënie me publikun realizon komunikim me mjetet e informimit dhe organizon brifingje dhe press konferenca, si dhe punë të tjera në lidhje me komunikimin me opinionin në procesin e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
  • shpall publikime dhe botime të tjera;
  • përcjell dhe analizon mendimin e opinionit për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
  • përcjell mjetet e informimit - shtypin ditor dhe ato elektronike;
  • bashkëpunon me Sektorin për marrëdhënie me publikun;
  • kryen edhe punë të tjera në kompetencë të sektorit
  • jep akredicion dhe leje për inçizimin e mediumeve të huaja]
  • organizon pres konferenca, brifinze dhe kampanja informative , në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe bashkëpuntorë tjerë të jashtëm, institucione tjera, agjensione profesionale etj.

 

Reads:5726