Informacione  /  Komunikata  /  Xhaferri-Uolers: “Marrëveshja e Ohrit garanton pajtim e jo ndarje”

Xhaferri-Uolers: “Marrëveshja e Ohrit garanton pajtim e jo ndarje”

 

12 Sep 2012

10:25

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferri, sot ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, z.Poll Uolers.

Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, proceset integruese, situata politike kanë qenë disa nga temat për të cilat kanë biseduar zëvendëskryeministri Xhaferri dhe Ambasadori Uolers. Në këtë takim të rregullt, zëvendëskryeministri Xhaferri e ka njohur ambasadorin Uolers për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në vecanti për Raportin e përgatitur nga Sekretariati që drejton ai dhe miratuar nga Qeveria e RM-së për zbatimin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit gjatë dekadës së parë. Xhaferri nëvizoi se Marrëveshja e Ohrit është dokument bazë për krijimin e marrëdhënie të mira ndëretnike dhe dhe hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. “Me anëtarësimin në këto struktura euro-atlantike garantohet paqja dhe stabiliteti i vendit dhe rajonit në tërësi”, theksoi Xhaferri. Ai pas takimit me ambasadorin Uolers u prononcua edhe për Ligjin për të drejtat e pjesëtarëve të forcave të armatosur duke theksuar se është një ligj i cili nuk është ne frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe krijon ndarje etnike. Marrëveshja e Ohrit, sipas tij, garanton pajtim e jo ndarje.

“Kemi thënë se ne do të gjejmë një zgjidhje për të gjitha palët pasi ne me vetëdije kemi pranuar se do të ketë falje, amnisti dhe do të investojmë për paqen. Nuk do të kthehemi dhe të gjykojmë historinë që ka kaluar. Ne kemi kapacitet që të mos i tolerojmë të shkilen ato vija të kuqe pasi pastaj do të na kushtojnë të gjithëve më shumë dhe duhet të mësohemi që të respektojmë disa rregulla demokratike po them për të gjithë. Nuk duhet të vijnë në shprehje emocionet, nuk duhet të vijnë ofendimet, nuk duhet të vijnë në shprehje majorizimet pasi ajo rrugë nuk do ti shërbejë askujt”, u shpreh Xhaferri për mediat pas takimit me ambasadorin e SHBA-së.

Ndërsa, Ambasadori Uolers përgëzoi zëvendëskryeministrin Xhaferri për punën e bërë në zbatimin e MO-së dhe përgatitijesë së raportit për implementimin e këtij dokumenti. Ai theksoi se SHBA-të mbështesin implementimin e plot të Marrëveshjes së Ohrit si dokument bazë për krijimin e një shteti shumë etnik të integruar në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. “Angazhimi dhe qëllimi i SHBA-ve për Maqedoninë është i njohur për vite të tëra dhe është për të përforcuar Maqedoninë, për të përkrahur fuqishëm demokracinë multietnike në vend me nje ide të vetme, integrimin drejt NATO-s dhe BE-së. Dhe si e tille është e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, për shtetin, rajonin, për Amerikën dhe për Evropën.”, theksoi ambasadori Uolers.

Me respekt,
Sektori për Marrëdhënie me Opinionin
 

 

09.12.2012 , 10:25 Reads:1959