Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika realizon takime të rregullta koordinuese me përfaqësues të ekzekutivit

Zëvendëskryeministri Lika realizon takime të rregullta koordinuese me përfaqësues të ekzekutivit

 

 Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot ka vazhduar me takimet e rregullta koordinuese me përfaqësuesit e ekzekutivit .

Në këtë takim të rradhës është biseduar për reformat në administratë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në gjithë nivelet, avancimin e nëpunësve administrativ shqiptar, shpërndarjen e administratorëve, themelimin e Ansamblit të këngeve dhe valleve burimore shqipe si dhe temat tjera aktuale .

Në këto takime marrin pjesë ministra, zëvendësministra dhe sekretarë shtetëror nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim

 

 

 

 

26.12.2017 , 13:50 Reads:986