Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika uron Ditën e mësuesit

Zëvendëskryeministri Lika uron Ditën e mësuesit

 

 Me rastin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së mësuesit, Zëvendës Kryeministri i RM0-së, z. Lika mori pjesë në sërë aktivitetesh të organizuara për nder të kësaj date të rëndësishme kombëtare.

Fillimisht z. Lika vizitoi Komunën e Tetovës, ku së bashku me Kryetaren znj. Teuta Arifi diskutuan rreth projekteve të cilat do të zhvillohen për infrastrukturën shkollore dhe përforcimin e kapaciteteve të mësimdhënies në shkollat.

Në vazhdimësi ai mori pjesë në patronatin e SH.M. “7 Marsi” dhe në drekën e shtruar për mësimdhënësit e Komunës së Tearcës nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Isen Asani.

“Sot kujtojmë përkushtimin dhe palodhshmërinë e atyre që kurrë s'e kursyen veten për t'i shëndrritur rrugët e përparimit dhe edukimit të popullit tonë. E vlerësojmë maksimalisht misionin tuaj fisnik dhe human. Urime të gjithë atyre që vazhdojnë të iluminojnë edhe shumë gjenerata të ardhmerisë sonë.
Mësimdhënia është nëna e të gjithë profesioneve.” – u shpreh z. Lika.

 

03.07.2018 , 14:22 Reads:407