Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takon Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapërsinor të Republikës së Kosovës, znj. Reshitaj

Zëvendëskryeministri Lika takon Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapërsinor të Republikës së Kosovës, znj. Reshitaj

 

 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, së bashku me Sekretarin shtetëror, z.Faton Ahmeti, sot (17.04.2018) realizuan takim me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, znj. Albena Reshitaj.

Fillimisht ministrja Reshitaj përshëndeti zëvendëskryeministrin Lika për kontributin e tij të dhënë, duke theksuar se miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka një vlerë historike për të gjithë shqiptarët. Në vazhdimësi ajo shprehu nevojën e përkrahjes së kryeministrive të dy shteteve për zhvillimin e politikave të përbashkëta mjedisore si dhe unifikimin e ligjeve të mjedisit.
 
Në aspektin e forcimit të qëndrueshmërisë së dy shteteve, bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave si ndihmë tejet e madhe në zhvillimin e strategjive të qëndrueshme mjedisore të cilat do të ndikojnë edhe në qëndrueshmërinë e vetë shteteve.
 
Paralelisht, znj. Reshitaj dhe z. Lika theksuan rëndësinë e disa projekteve madhështore që do të ndihmojnë në afrimin e shqiptarëve të tre shteteve fqinje. Si projekte kyçe u potencuan ai i shpalljes së Malit Sharr në Park Kombëtar dhe përshpejtimi i procedurave në ndërtimin e rrugës Shkup-Prishtinë.
 
Së fundmi, z. Lika theksoi se së shpejti do të realizohet edhe mbledhja e përbashkët qeveritare mes dy shteteve e cila do të jetë edhe një nismë e re për intensifikimin e bashkëpunimit dhe nxitjes për t’u përfaqësuar denjësisht së bashku.
 
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
 

 

17.04.2018 , 16:25 Reads:326