Informacione  /  Lajme  /  Zëvendëskryeministri Lika takon Oficerin Politik të BE-së përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, z. Antun Herceg

Zëvendëskryeministri Lika takon Oficerin Politik të BE-së përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, z. Antun Herceg

 

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot (17.11.2017) në takim priti Oficerin politik përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në shërbim të Bashkimit Evropian, z. Antun Herceg.

Në këtë takim, z. Herceg dhe zëvendëskryeministri z. Lika fillimisht diskutuan rreth dinamikës së madhe pas formimit të qeverisë dhe përparimeve të marrëveshjeve bilaterale me shtetet fqinje që janë formuar në përputhshmëri me prioritetet e partnerëve të koalicionit. Oficeri politik, z. Herceg theksoi se hapat e para të kësaj strukture qeveritare tregojnë shtytje pozitive për vendin në rrugën evropiane.

Paralelisht, zëvendëskryeministri z. Lika theksoi se janë ndërmarrë hapa pozitive drejt konsolidimit të prioriteteve për të krijuar një shoqëri multietnike, edhepse ekziston një konglomerat kërkesash në përpjekje të avancimit të të drejtave të grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Në vazhdimësi, bashkëbiseduesit diskutuan rreth procesit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvend, si një hap konkret i cili poashtu është në përputhje me Analizën e MO-së për kohezion social.  Z. Lika theksoi se, do të jetë tejet sfiduese periudha e implementimit të këtij ligji, ku njëkohësisht do të punohet në konsolidimin e dy institucioneve përgjegjëse për imlementimin, respektimin dhe mbarëvajtjen e tij.

Së fundmi,  z. Herceg inkurajoi fuqishëm z. Lika për vazhdimësi të reformave qeveritare, të cilat do të ndihmojnë në integrimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike. 


Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

 

17.11.2017 , 11:42 Reads:95