Për ne  /  Informata të përgjithshme  /  Informata të përgjithshme

Informata të përgjithshme

 

Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe zbatimi i saj është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për procesin e demokratizimit, ndërtimin e besimit në institucione dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja Kornizë e nënshkruar më 13.08.2001 i dha fund konfliktit të mbrendshëm në Republikën e Maqedonisë, dhe qëllimi kryesor i saj ishte promovimi i një shoqërie paqësore dhe harmonike, si dhe zhvillimi i shoqërisë qytetare, duke respektuar identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Në bazë të kësaj Marrëveshje dolën një numër i konsiderueshëm i ndryshimeve Kushtetuese dhe reforma ligjore të cilat duhet të zbatohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në sferën e decentralizimit, përfaqësimit të drejtë, procedurave speciale parlamentare për mbrojtjen e etniteteve që nuk janë shumicë, arsimimin, përdorimin e gjuhës, simbolet, shprehja e identitetit kultoror dhe etnik si dhe masat për zbatim e këtyre ndryshimeve.

Për realizimin e suksesshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, më 05.04.2004, formohet Sektori për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit i cili Sektor me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Qeverinë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 115/2007) u transformua në Sekretariat për zbatimin e Marrëveshjes kornizë që filloi të funksionojë që nga Janari i vitit 2008.
Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes kornizë ka për detyrë që të zbatojë plotësisht marrëveshjen kornizë si dhe të sigurojë përkrahje administrative dhe profesionale Zëvendës kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes kornizë.

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë i jep përkrahje Qeverisë për realizimin e prioritetit strategjik lidhur me obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit , e vecanërisht për sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët u përkasin bashkësive etnike jo shumicë në organet e administratës shtetërore dhe organet tjera publike.
Sekretariati përcjell procesin e decentralizimit të pushtetit lokal dhe administratës publike, përgatit metodologji për planet aksionale të Qeverisë si dhe bën përgatitjen e projekteve që dalin nga Marrëveshja Kornizë, kryen koordinimin dhe kontrollimin e zbatimit të tyre.

Sekretariati gjithashtu promovon edhe sigurimin e resurseve njerëzore për realizimin e procesit të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë dhe zhvillon komunikim aktiv me publikun, mediumet dhe grupet tjera të caktuara me qëllim të rritjes së transparencës, ndërgjegjshmërisë dhe pranueshmërisë për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë.

Për realizimin e suksesshëm të detyrave dhe obligimeve të cilat janë të pararpara për Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, në bashkëpunim me ekspertë nga vendi dhe jashtë është përgatitur strategji me parashikime, dinamikë dhe afate të caktuara për përfaqësimin e drejtë të të gjithë bashkësive etnike në instituicionet publike.

Për arritjen e gjithë kësaj, ekzistojnë plane aksionale, (afatë gjatë, afat mesëm dhe afat shkurtër) konkrete dhe programe vjetore të cilat miratohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë kurse përkrahje të gjithanshme kemi edhe nga institucionet dhe organizatat e jashtme.
Me kënaqësi mund të theksojmë se Sekretariati ka bashkëpunim solid me disa organizata të huaja qeveritare dhe joqeveritare të cilat shprehin gatishmëri të përkrahin projekte për ndihmë teknike dhe ndihmë tjetër si dhe për trajnimin e nëpunësve shtetëror. Gjithashtu, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe krijimit të klimës pozitive në shtet, për pranimin e benefiteve dhe fryteve nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit nga ana e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, për afirmimin e bashkëjetesës dhe tolerancës dhe përpjekjet parezervë për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë në Aliancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Duke pasur mundësi, gatishmëri dhe para së gjithash dëshirë, ne jemi bindshëm të vendosur që plotësisht të zbatojmë marrëveshjen e Ohrit për një të ardhme më të mirë, që tregon edhe vetë motoja jonë " Implementojmë për një të ardhme më të mirë!" 

 

Reads:8188