Informacione  /  Lajme  /  Zëvendës Kryeministri Lika përgëzon miratimin përfundimtar të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Zëvendës Kryeministri Lika përgëzon miratimin përfundimtar të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

 

 Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Hazbi Lika përgëzon miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.  Ligji është miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 64 vota pro në leximin e tretë dhe përfundimtar.

Në emrin tim personal dhe të ekzekutivit, dua t'Ju përgëzoj për këtë arritje historike për kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Njëherit, me miratimin e këtij ligji vihet në zbatim një prej shtyllave bazë të Marrëveshjes së Ohrit.” – u shpreh z. Lika.

Ai poashtu potencoi se me finalizimin e këtij projekti është forcuar stabiliteti ndëretnik dhe ardhmëria e përbashkët multietnike.

 

14.03.2018 , 14:26 Reads:430