Halili - Harting:”Anëtarësimi në BE alternativë e vetme për Maqedoninë”
 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili sot në Bruksel ka realizuar takim me Drejtorin menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore të Bashkimit Evropian Mr. Thomas Mayr Harting.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Halili dhe Harting biseduan për situatën politike në vend, në veçanti zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare me 11 dhjetor, zbatimin e reformave që kërkohen për inkuadrimin e vendit në BE, Marrëveshja e Ohrit dhe tema të tjera.
 
Zëvendëskryeministri Halili theksoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 11 dhjetor dhe vendi të del nga kriza politike dhe të përkushtohet zbatimit të reformave që janë të nevojshme për hapërimin me sukses të vendit drejt familjes së madhe evropiane. Në realizimin e këtij qëllimi, shtoi ai, është edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve që dalin nga ky dokument paqësor. Në këtë drejtim theksoi zëvendëskryeministri Halili punohet në vazhdimësi sepse zbatimi i MO-së është një nga kriteret kyç për integrimin e vendit.
 
Alternativë tjetër për vendin nuk ka, ne jemi të angazhuar për plotësimin e kritereve që sa më shpejt ti fillojmë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, theksoi mes tjerash në takim zëvendëskryeministri Halili.
 
Edhe zyrtari i lart i BE-së Harting nënvizoi nevojën e daljes së vendit nga kriza dhe kthimit të agjendës së BE. Ai përshëndeti vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor duke theksuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike të pranuara nga të gjithë.
 
Ndryshe në Bruksel zëvendëskryeministri Halili merë pjesë në Forumin për mbrojtje dhe siguri globale “CRANS MONTANA FORUM”.
 
 
Me respekt,
 
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
 
 
Thursday, October 20, 2016  14:15    /    herë i lexuar  529