Zv. Kryeministri Halili udhëheq sesionin për Krizën e Migracionit
 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili i cili merë pjesë në Forumin për mbrojtje dhe siguri globale “CRANS MONTANA FORUM” në Bruksel sot ka mbajtur fjalim për çështjen e refugjatëve dhe emigrantëve, sfidat dhe përpjekjet për mbështetje për të trajtuar situatën dhe zhvillimet e fundit. Ai para përfaqësuesve të Qeverive te vendeve të ndryshme botërore dhe zyrtarëve e personaliteteve tjera ka folur për masat që janë ndërmar për tejkalimin e situatës me emigrantët që kalojnë nëpër vendin tonë. Halili ka potencuar se edhe pse Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e BE-së, mbetet e përkushtuar për zbatimin e masave në përputhje me vendimet e Këshillit Evropian për mbylljen e rrugës nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.

“Situata kërkon urgjencën në veprim dhe reagim emergjent, por kurrë nuk tërhiqet nga parimi i njerëzimit, që do të thotë se i gjithë njerëzimi do të trajtohen në mënyrë humane dhe në mënyrë të barabartë në të gjitha rrethanat me shpëtimin e jetës dhe lehtësimin e vuajtjeve, duke siguruar respekt dhe dinjitet për refugjatët. Kjo çështje paraqet një sfidë të madhe për një vend të vogël që nuk është pjesë e BE, barrë shtesë kjo për gjendjen e vështirë politike dhe atë ekonomike. Në këtë drejtim, Maqedonia po përballet me shpenzime të mëdha operative të përballuara nga autoritetet kompetente. Sipas disa vlerësimeve nga nëntori 2015, shpenzimet totale mujore operative të institucioneve të përfshira në trajtimin e krizave të emigrantëve, të tilla si policia, ushtria, shërbimet shëndetësore, shkëmbimin e informacionit, shërbimet sociale etj, vlerësohen në rreth 1,3 milionë Euro. Megjithatë, BE-ja mbetet partneri ynë kryesor duke ofruar përpjekje mbështetëse për t'u marrë me krizat e emigrantëve, përfshirë këtu edhe mbështetjen financiare”, tha ai.
 
Sipas tij, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka përgatitur një Plan Veprimi për parandalimin dhe menaxhimin e emigrantëve, hyrjen dhe kalimin e tyre në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, pjesëmarrja me aktivitetet dhe masat për parandalimin dhe menaxhimin e krizës aktuale me valën e migrimit ilegal , e cila vjen nga territori i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian.
 
“Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, Qeveria ka propozuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme nga kufiri verior dhe jugor. Ne besojme se qasja e përbashkët dhe e koordinuar në trajtimin e çështjes, si dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit, është e një rëndësie vendimtare. Duhet të bëhen përpjekje të përbashkëta për të ardhur deri në fund të konfikteve të cilat shkaktuan këtë krizë, përndryshe situata aktuale ka për alternativë rrugë më të gjatë dhe me të rrezikshme të migrimit, dhe për shkak të pozitës gjeografike, Maqedonia mbetet në hartën e tyre”, tha në fjalën e tij zëvendëskryeministri Festim Halili në CRANS MONTANA FORUM që mbahet në Bruksel.
 
Me respekt,
 
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
 
 
 
 
 
 
 
Friday, October 21, 2016  14:51    /    herë i lexuar  784